​Milani dhe Arsenali e dëshirojnë, agjentët e Seskos gjenden në Itali

Futboll

​Milani dhe Arsenali e dëshirojnë, agjentët e Seskos gjenden në Itali

Më: 10 maj 2024 Në ora: 17:32
Benjamin Sesko

Agjentët e Benjamin Seskos kanë postuar një storie në “Instagram” nga Milani, ndërsa zërat për një lëvizje të mundshme në “San Siro” për sulmuesin 20-vjeçar intensifikohen.

Përfaqësuesit e agjencisë së Seskos “Pro Transfer” ndodhen në Milano siç dëshmohet nga një storie e postuar në llogarinë e tyre zyrtare në “Instagram”. Foto tregon të famshmen Galleria Vittorio Emanuele II, afër Dome.

Zërat për lëvizjen e mundshme të Seskos në Milan janë intensifikuar këtë javë. “La Gazzetta dello Sport” raportoi se kuqezinjtë ishin të sigurt për arritjen e një marrëveshjeje me sulmuesin 20-vjeçar pasi morën miratimin e Zlatan Ibrahimovic.

Shefi i “Pro Transfers”, Elvis Basanovic i tha “Sportitalia” në tetor të vitit 2023 se kuqezinjtë ishin të interesuar për Seskon kur Paolo Maldini ishte në klub.

“Mund të konfirmoj se kam folur me Milanin në të kaluarën për Seskon, Maldini ishte atje”, tha ai.

“Megjithatë, një transferim nuk ishte i mundur në atë moment. Nuk ishte koha e duhur. Asnjëherë nuk e dini se çfarë ju sjell e ardhmja. Milani është një klub i madh dhe Sesko është vërtet i lumtur në Leipzig, ku po vazhdon rrugën e tij në rritje”, tha më tej Basanovic.

Kontrata e Sesko me RB Leipzig përfshin një klauzolë prej 50 milionë euro, por tarifa mund të rritet në 75 milionë euro dhe Arsenali gjithashtu është lidhur me një lëvizje për sllovenin.

Sesko ka shënuar 16 gola në 40 paraqitje në nivel klubi në sezonin 2023-2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat