Dede: Kemi objektiva të tjera edhe në Superiore

Futboll

Dede: Kemi objektiva të tjera edhe në Superiore

Më: 9 maj 2024 Në ora: 20:09
Nevil Dede - majtas

Elbasani fitoi përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Kategorisë së Parë.

Sfida e javës së fundit e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me triufmin e bardhebluve me rezultatin 3-2.

Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Elbasanit, Nevil Dede.

“Është kënaqësi e veçantë me stadiumin plot.

E meriton ky qytet me vlerat që përcjellin këta njerëz që dashurojnë futbollin. Fitorja e sotme është qershia mbi tortë.

Njerëzit e shijuan, fati na buzëqeshi në fund.

Në fund fare ishte një ditë feste dhe ne e shijuam. Jam në siklet pasi çdo njeri që bën foto me mua më thonë a do dalim kampion sezonin tjetër. Besoj se mbyllja e fundit ka qenë e mirë. Kemi mbi 20 ndeshje pa humbje.

Synimi ishte i vetëm që të mos zhgënjejmë, kapëm Superioren, vendin e parë. Kemi objektiva të tjera edhe në Superiore.

Trupi do të shkojë me pushime, por kur ke telefonin nuk ke pushime.

Do mundohemi që shkallët t’i mbushim gjithmonë. Nuk kam sfidë personale, dua vetëm që me formimin tim dhe mbështetje, të ndërtojmë një klub që të rritet i shëndetshëm që gjërat t’i bëjmë ashtu siç duhet”, është shprehur Nevil Dede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat