Elbasani e mbyll me festë përballë Bylisit në stadiumin e tejmbushur

Futboll

Elbasani e mbyll me festë përballë Bylisit në stadiumin e tejmbushur

Më: 9 maj 2024 Në ora: 20:06
Pamje nga ndeshja

Elbasani e ka mbyllur këtë sezon të rregullt të Kategorisë së Parë. duke mundur me shifrat 3-2 Bylisin në ndeshjen të cilën ballshiotët pranuan ta luanin në “Elbasan Arena” për të respektuar kampionët e kategorisë.

Ndryshimi u bë që gjithçka të kthehej në festë dhe ashtu ka qenë, pasi stadiumi ka qenë i tejmbushur me mijëra tifozë të pranishëm që deshën të ishin pranë verdhebluve.

Dy skuadrat në fushën e lojës nuk kanë zhgënjyer, duke dhuruar një ndeshje interesante, me raste për shënim. Ishin elbasanllinjtë ata të cilët shënuan të parët me anë të Grecës, por brenda pak minutash, ballshiotët gjetën dy herë rrugën e rrjetës, duke mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit.

Në të dytën, skuadra e Nevil Dedes u përpoq që të zgjidhte në çdo mënyrë sfidën, duke u përballur me mbrojtjen e kujdesshme të Bylisit.

Por në fund, një supergol i Gavës dhe një devijim me kokë i Hoxhajt në shtesë, sollën fitoren 3-2 të Elbasanit, i cili e mbylli kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat