Lojtari i Bayernit shpërthen: Kur mendoni se janë të vdekur

Futboll

Lojtari i Bayernit shpërthen: Kur mendoni se janë të vdekur

Më: 8 maj 2024 Në ora: 23:43
Matijs De Ligt

Matijs De Ligt ka qenë shumë i nervozuar në fundin e ndeshjes mes Real Madrid dhe Bayern Munih.

Mbrojtësi i bavarezëve pa t’i anulohej goli i barazimit në minutat e fundit shtesë të takimit për një pozicion jashtë loje të dyshimtë, me gjyqtarin që vërshëlleu dhe nuk lejoi gjuajtjen e tij në portë.

Për këtë arsye, ai ka shprehur të gjithë indinjatën e tij ndaj gjyqtarit duke protestuar te ai, por edhe në intervistën pas ndeshjes.

“Nuk kam emocione të mira, ishim shumë pranë.

Kalon nga fitorja te humbja në 10 minuta, është një natë shumë e keqe. Ishim shumë pranë, por ata u ngutën, bënë presion…, dhe kur mendon se Madridi ka vdekur, ata kanë gjithmonë një goditje të fundit.

Kjo është arsyeja pse kanë fituar Ligën e Kampioneve 14 herë.

Nuk dua të them se Reali ka gjyqtarët me vete, por kjo është ajo që bëri diferencën sot.  

Mendoj se të gjithë i dimë rregullat. Nëse pozicioni jashtë loje nuk është i qartë, duhet të lejosh të luhet. Ishte një turp, me golin e Hoselu ishte pozicion jashtë loje dhe e lejoi aksionin, përse jo edhe me ne?

Është e lehtë të flasësh për gjyqtarët, por e merituan”, tha De Ligt pas ndeshjes për “Movistar”, duke shprehur zemërimin e tij].

Reali ngadhënjeu me përmbysje të çmendur e në tre minutat e fundit, me rezultat 2:1 ndaj Bayern Munihut, në mbrëmjen e çmendur në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat