Muçi: Shpëtuam sezonin, Rashica më i miri

Futboll

Muçi: Shpëtuam sezonin, Rashica më i miri

Më: 8 maj 2024 Në ora: 21:32
Muçi e Rashica

Ernest Muçi u shndërrua në një hero te Beshiktashi teksa shënoi golin e fitores ndaj Ankaraguçusë, në sfidën që përfundoi me rezultatin 1-0, duke dërguar skuadrën bardhezi në finalen e Kupës së Turqisë.  

Talenti i kombëtares shqiptare nuk e fshehu gëzimin e tij për golin, fitoren dhe kualifikimin, teksa ua dedikon tifozëve. Në prononcimin e dhënë pas këtij triumfi, Muçi ndër të tjera deklaroi:  

“Ndeshje shumë e rëndësishme, jemi të lumtur që fituam. Zhvilluam një ndeshje të madhe për të shpëtuar sezonin. E dinim që tifozët e donin me çdo kusht këtë fitore, dhe ne ia dolëm për ta. 

Treguam karakter, ndërkohë që tifozët na motivuan me mbështetjen e tyre. Shënova një gol të rëndësishëm, arritëm një fitore të rëndësishme. Jemi të gjithë shumë të lumtur. 

Mund të them se jam përshtatur mjaft mirë me skuadrën dhe shokët.

Të gjithë djemtë janë miqësorë. Më i miri është Miloti, ai është shoku im. Po argëtohemi, kalojmë shumë bukur me njëri-tjetrin”, përfundoi Muçi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat