Një biletë në finale e Champions-it që vlen miliona euro

Futboll

Një biletë në finale e Champions-it që vlen miliona euro

Më: 8 maj 2024 Në ora: 20:49
Stadiumi i Realit

Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut nuk po luajnë vetëm për një vend në finalen e madhe në Londër më 1 qershor.

Ata kanë gjithashtu në tryezë një çmim të majmë financiar që UEFA ia shpërndan çdo ekipi finalist.

Kualifikimi në finalen e madhe do të sillte gjithashtu një dorë të mirë milionash për dy finalistët. Si Reali dhe Bajerni, shtuar këtu dhe PSG-në e Dortmundin kanë siguruar tashmë 12.5 milionë euro vetëm duke arritur në gjysmëfinale dhe tani mund të arrijnë një shtesë prej 15.5 milionë euro duke arritur në finalen e madhe.

Pikërisht dy skuadrat që përballen me njëra-tjetrën sonte në mbrëmje, Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut janë dy klubet që kanë fituar më shumë në këtë Champions League. “Los blancos” kanë arkëtuar 103 milionë euro dhe Bajerni është afër 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat