Bylis ndërpret bashkëpunimin me tre futbollistë

Futboll

Bylis ndërpret bashkëpunimin me tre futbollistë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 19:39
Bylisi

Bylisi ia doli të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pasi ka siguruar vendin e dytë në Kategorinë e Parë, teksa zyrtarisht sezonin e ri do ta mbyllë të enjten pasdite me përballjen e fundit ndaj Elbasanit.

E në pritje të mbylljes së sezonit, mallakastriotët kanë ndërprerë bashkëpunimin me tre prej futbollistëve që patën në organikë gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për portierin Bruno Puja, mbrojtësin Gëzim Krasniqi dhe mesfushorin Xhonatan Lajthia, të cilët nuk do të jenë më pjesë e mallakastriotëve për sezonin e ardhshëm në Superiore.

Lajmin e bëri me dije vetë klubi i Bylisit, që njoftoi përfundimin e akordit me tre futbollistët, teksa në ditët e ardhshme priten të tjera ndryshime në organikë, me mallakastriotët që do të synojnë të përforcohen edhe më shumë për një përfaqësim dinjitoz në Kategorinë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat