Besa fiton përballë Flamurtarit

Futboll

Besa fiton përballë Flamurtarit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Kanë përfunduar 5 takime të javës së fundit të sezonit të rregullt të Kategorisë së Parë (sfida mes Elbasanit dhe Bylisit, dy skuadrave që janë ngjitur në Superiore luhet nesër) dhe janë mësuar verdiktet përfundimtare të këtij turneu.

Kastrioti mund 4-2 Korabin në shtëpi, ndërsa Burreli triumfon 2-1 përballë Apolonisë. Falë këtyre sukseseve si krutanët edhe matjanët sigurojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë..

Besa fiton 1-0 përballë Flamurtarit, por këto tre pikë nuk mjaftojnë që kavajasit të evitojnë Play Out-in. E njëjta situatë edhe për Lushnjën, që ndonëse fiton 2-0 në Berat përballë Tomorit do të luajë në Play Out. Sfida mes Luzit dhe Vorës ka përfunduar në barazim 3-3.

Mbyllet sezoni i rregullt i Kategorisë së Parë, që jep këto verdikte:

AF Elbasani dhe Bylisi do të luajnë sezonin tjetër në Superiore. Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi do të luajnë në Play Off, duke synuar një vend në elitën e futbollit shqiptar.

Tomori dhe Luzi bien në Kategorinë e Dytë, ndërsa Besa dhe Lushnja do të luajnë në Play Out për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat