Teuta mposht Erzenin në derbin e Durrësit

Futboll

Teuta mposht Erzenin në derbin e Durrësit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:33
Teuta

Teuta ka mposhtur në transfertë Erzenin me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të me Dacin. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e durrsakëve.

Në pjesën e dytë, skuadra e Martinit gjeti golin e dytë me Llocin dhe të tretin me Gjinin.

Erzeni ngeli me 10 lojtarë në minutën e 88-të pasi Sadiki la fushën me karton të kuq.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 6-të me 47 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat