Madrid, dy persona ndalohen duke shitur bileta

Futboll

Madrid, dy persona ndalohen duke shitur bileta

Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Madrid, dy persona ndalohen duke shitur 138 bileta të ndeshjes Real-Bayern!

Policia e qytetit të Madridit ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm ka arrestuar dy persona, të cilët kërkonin të shisnin në tregun e zi plot 138 bileta të ndeshjes mes Bajernit dhe Realit.

Sipas mediave spanjolle dy të ndaluarit kishin rënë në sy pasi kishin shkëmbyer një çantë.

Policia kishte dyshuar dhe më pas mbajti nën mbikqyrje personat deri në momentin kur finalizoi aksionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat