Gudmundsson ishte në shënjestër të Fiorentinës

Futboll

Gudmundsson ishte në shënjestër të Fiorentinës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:07
Gudmundsson

Duel Juventus-Inter, këtë herë në merkato. ‘Dobësia’ e dy rivalëve të mëdhenj për Albert Gudmundsson, xhevahiri i Genoa-s, nuk është mister.

Sulmuesi islandez spikati me fanellën e kuqebluve dhe ka tërhequr prej kohësh interesimin e skuadrave të mëdha italiane.

Gudmundsson ishte në shënjestër të Fiorentinës në janar dhe po ashtu po kërkohet edhe nga disa klube angleze për verën e ardhshme. Vetë i interesuari është në favor të qëndrimit në Itali në rast të lamtumirës me Genoa-n në fund të kampionatit.

Në garë është edhe Napoli, ndonëse për momentin është ndjesia se Inter-i është në rreshtin e parë për lojtarin 26-vjeçar.

Gudmundsson pëlqen zikaltrin, me Juventus-in që kërkon strategjinë më të mirë për një parakalim të mundshëm.

Giuntoli mund të përfitojë nga marrëdhëniet e mira me Genoa-n dhe marrëveshjet e bardhezinjve në vitet e fundit me Ligurianët, më së fundi nga blerja përfundimtare të De Winter nga ana e kuqebluve.

Genoa e vlerëson diamantin e saj të çmuar në rreth 30 milionë euro dhe Juventus, për të ulur koston, po mendon të vendosë në tavolinë disa lojtarë që mund të jenë të përshtatshëm për ekipin e Genoa-s si Miretti, Barrenechea dhe huazimi i Djalo, si dhe Barbieri (aktualisht në Pisa në Serinë B).

Për më tepër, marrëveshjet me Genoa-n mund të shtrihen edhe në Frendrup, një tjetër xhevahir i skuadrës së Gilardino-s dhe i ndjekur nga vëzhguesit e ‘Zonjës së Vjetër’ edhe në ndeshjen e fundit në San Siro kundër Milan-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat