Kukësi sfidon Partizanin

Futboll

Kukësi sfidon Partizanin

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:27
Partizani

Kukësi do të presë Partizanin, takim i vlefshëm për javën e 35-të të Abissnet Superiore!

“Demat” vijnë në këtë përballje nga një fitore tepër e rëndësishme fundjavën e kaluar përballë Skenderbeut, që i siguroi 3 pikët dhe vendin e tretë të renditjes. Miqtë janë vetëm 3 pikë larg Egnatias së vendit të parë dhe sot do të tentojnë maksimumin që të bëjnë detyrën e tyre dhe t’i mundin kuksianët, tashmë pa objektiva konkret në Superiore.

Nga ana tjetër fati i Kukësit tashmë dihet.

Skuadra verilindorët do të luaj në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, megjithatë trajneri Devolli i ka premtuar tifozerisë që do të bëjnë maksimumin në këto 2 ndeshje të mbetura.

Kuksianët mund t’i përdorin këto 2 përballje edhe si tip prove përpara finales së Kupës së Shqipërisë përballë Egnatias.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Hasaj, Mingo, Duka, Zenunaj, Lala, Fejzaj, Solodovnikov | Trajner: Bledar Devolli

PARTIZANI: Qirko, Mehmeti, Skuka, Keko, Murataj, Bintsouka, Buxhelaj, Sota, Sembene, Hadroj, Rrapaj | Trajner: Orges Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat