Formacionet zyrtare të ndeshjes Erzeni-Teuta

Futboll

Formacionet zyrtare të ndeshjes Erzeni-Teuta

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:26
Teuta

Sot në orën 16:00 do të luhet derbi i Durrësit, ai midis Erzenit dhe Teutës, takim i vlefshëm për javën e 35-të të Abissnet Superiore.

Erzeni e mësoi fatin e tij për sezonin e ardhshëm pikërisht javën e kaluar, ku barazoi me Kukësin dhe në këtë mënyrë bie matematikisht nga Superiorja, 2 javë nga mbarimi i saj.

Megjithatë, edhe pse sezoni për shijakasit është mbyllur, përsëri duhet të gjejnë forcat sepse sot do të përballen në një derbi përballe “djemve të detit”, dhe një derbi nuk duhet humbur.

Nga ana tjetër Teuta vjen nga një fitore e madhe kundër kryesuesve të Egnatias, dhe sot duan të marrin të njëjtin rezultat pozitiv kundër Erzenit. Durrsakët i hedhin sytë nga “Final 4” dhe fitorja sot është e detyrueshme për të besuarit e Edi Martinit.

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Dakaj, Maliqi, Kahrimanoviç, Zeka, Asani, Sadiki, Blazeviç, Peposhi, Osmanllari, Mihana | Trajner: Alfred Deliallisi

TEUTA: Vata, Qaqi, Gjini, Kruja, Kotobelli, Gjinollari, Beqja, Daja, Lloci, Boçi, Daci |
Trajner: Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat