Formacionet zyrtare të ndeshjes Skënderbeu-Laçi

Futboll

Formacionet zyrtare të ndeshjes Skënderbeu-Laçi

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:12
Pamje nga një atmosferë

Skënderbeu do të presë Laçin në Korçe, takim i vlefshëm për javën e 35-të të Abissnet Superiore.

Korçarët zhgënjyen javën e kaluar, teksa u mposhtën nga Partizani me rezultatin minimal 1-0 dhe në këtë mënyrë, humbën shansin që të kalonin Dinamon dhe të ngjiteshin në vendin e katërt. Këtë gjë vendasit duan ta arrijnë pikërisht sot, por përballë kanë një kundërshtarë jo të lehtë, që nuk ndodhet në pozita shumë të favorshme.

Nga ana tjetër Laçi vjen më i karikuar në përballjen e sotme. Kurbinasit javën e kaluar mundën në shtëpi kryeqytetasit e Tiranës, duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme që mund t’i ndihmojë të dalin nga zona e “Play-out”-it, duke i shtuar edhe një rezultat pozitiv kundër Skënderbeut sot.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Lika, Liço, Rashica, Gerço, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Djantu | Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Qato, Sobuejll, Kryeziu, Prodani, Melo, Ujka, Mjaki, Dajko, Da Silva | Trajner: Armando Cungu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat