"Luftë" e fortë për vendin e 4 të

Futboll

"Luftë" e fortë për vendin e 4 të

Më: 8 maj 2024 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Abissnet Superiore do të luajë ditën e sotme ndeshjet e javës së 35-të të kampionatit. Takime mjaft interesante dhe shumë delikate janë në program. Një “luftë” e fortë sportive do të bëhet mes ekipeve që kërkojnë “Final – Four” dhe të shmangin “Play-Out”.

Të 6 sfidat do të luhen në orën 16:00. Kështu Dinamo do të presë Egnatian. 3 pikë të rëndësishme për “Blutë” për të qenë në top-4, ndërsa për rrogozhinasit për të “blinduar” vendin e parë në klasifikim.

Një sfidë delikate do të luhet mes Erzenit dhe Teutës. Shijakasit kanë rënë në Kategorinë e Parë, teksa fitorja do t’i bënte shumë punë durrsakëve që kërkojnë të shmangin “Play-Out”-in. Në “Air Albania” do të luhet Klasikaj e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Ndërkohë në “Kukës Arena” skuadra e Partizanit do të kërkojë triumfin ndaj vendasve për të shpresuar te vendi i dytë në klasifikim. Sfida e fundit do të jetë përballja mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë. Kurbiansit tentojnë të shmangin “Play-Out’, ndërsa korçaerët duan 3 pkët për “Final – Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat