Pa ekip që nga janari

Futboll

Pa ekip që nga janari

Më: 8 maj 2024 Në ora: 13:05
Mourinho

Pas përfundimit të këtij sezoni rrugët e Manchester United me Erik ten Hag me shumë mundësi do të ndahen, kjo për shkak të krizës që ndodhet ekipi nën drejtimin e holandezit.

Referuar kësaj situate tashmë ka shumë pasardhës të mundshëm të Ten Hag në “Old Trafford”, por në Manchester orët e fundit po përhapet një lajm i bujshëm që thekson se Jose Mourinho është gati të rikthehet në stolin e “Djajve të Kuq”.

Ish-trajner i United nga viti 2016 deri në dhjetor 2018, kur u shkarkua dhe u zëvendësua nga Solskjaer, 61-vjeçari, sipas asaj që raportohet nga mediet britanike, do t’u kishte thënë miqve dhe të njohurve më të afërt se do të dëshironte të ishte sërish trajner i Manchester United në të ardhmen. Në dy vite e gjysmë në “Old Trafford”, Mourinho arriti të fitojë një Europa League dhe një EFL Cup.

Që nga janari i 2024-ës kur u largua nga Roma, Mourinho është pa punë dhe situata nga të dyja palët, si nga trajneri ashtu edhe nga klubi anglez duket perfekte për t’u ribashkuar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat