Shpresa vdes e fundit

Futboll

Shpresa vdes e fundit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:18
Laçi

Laçi do të luajë në një nga transfertat më të vështira në këtë sezon. Kurbinasit kanë udhëtuar në Korçë për të sfiduar Skënderbeun për 3 pikët e javës së 35-të të Superiores.

Bardhezinjtë vijnë pas fitores me Tiranën, triumf që iu ka dhënë shpresë dhe ka i ka motivuar për duelin me korçarët. 3 pikët janë mëse të detyrueshme për skuadrën e Armando Cungut, ku janë e vetmja zgjidhje ditën e sotme.

Aktualisht ndodhen në vendin e 8-të me 42 pikë, 2 më pak se Teuta që ndodhet në vendin e 7-të. Kurbinasit do të synojnë fitoren në Korçë dhe për të shpresuar më pas te hapi fals i dursaakëve për të lënë zonën “Play-Out”.

Në fakt bardhezinjtë do të kërkojnë “nder” nga Erzeni pëer të ndalur Teutën, kundërshtarin e tyre direkt për “Plaay-Out”.

Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë do të ketë një Skënderbeu që është në garë për vendin e 4-të të “Final – Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat