Sot, ditëlindja e legjendës së Milanit

Futboll

Sot, ditëlindja e legjendës së Milanit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:20
Franco Baresi

Legjenda e Milan, Franco Baresi, sot feston ditëlindjen e 64-të.

Italiani njihet si ndër figurat kryesore në histori të klubit, ndërsa tani ka pozitën e zëvendës kryetarit tek Milan.

Baresi si futbollist karrierën e ka zhvilluar vetëm tek Milan, për 20 vjet, nga viti 1978 deri më 1998.

Për dy dekada, mbrojtësi kishte fituar 6 kampionate italiane, 4 Superkupa të Italisë, 3 Champions League, 2 Superkupa të Evropës, 2 Kupa të Botës për klube dhe 1 Botëror me Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat