Italiano: Do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga episodet

Futboll

Italiano: Do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga episodet

Më: 7 maj 2024 Në ora: 22:03
Vincenzo Italiano

Fiorentina riniset nga fitorja 3-2 e ndeshjes së parë dhe kundër Brugges mund të luajë me favorin e dy rezultateve në dispozicion për të shkuar edhe një herë, për të dytin vit radhazi në finalen e Conference League, mision madhor për trajnerin Vincenzo Italiano.

“Natyrisht që duam të shkojë sërish dhe për t’ia dalë duhet të jemi të përqendruar, konkretë pa e ulur asnjë herë vigjilencën. Në ndeshjen e parë bëmë mirë, por dy gabime na kushtuan shtrenjtë, nuk mund t’ia lejojmë vetes kundër skuadrave kaq të forta. Avantazhin duhet ta ruajmë, por duhet të vëmë në vështirësi kundërshtarët”.

Italiano më pas bën edhe një parashikim në aspektin teknik teksa pret një tjetër sfidë të ekuilibruar.

“Do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga episodet dhe duhet t’i kemi në krahun tonë duke përdorur mendjen dhe disiplinën, si kur kemi topin ashtu dhe kur nuk e kemi. Nuk duhet ta heqim kurrë spinën nga priza, duhet ta kemi të qartë se sa shumë ka në lojë në këtë ndeshje”

Padyshim triumfi në Conference League do të ishte diçka historike për klubin italian dhe mund të jetë edhe mënyra më e mirë për të mbyllur një cikël.

“Firenze është një ambient shumë kërkues, që të vë nën presion të shëndetshëm, që të jep stimuj. Të gjithë duhet të përmirësohemi, duke nisur nga unë i pari pasi jam ende i ri dhe më duhet ende të rritem, por mund të them që të drejtosh në Firenze është një privilegj.

Fanella vjollcë është diçka fantastike dhe mundësia për t’i dhënë këtë trofe është e jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat