Lidhje korruptive me politikanë, arrestohet

Futboll

Lidhje korruptive me politikanë, arrestohet

Më: 7 maj 2024 Në ora: 17:03
foto ilustrim

Serie A shet të drejtat televizive për 5 sezonet e ardhshme, shpërthen De Laurentiis

Ish-Presidenti i Genoa-s dhe Livorno-s, Aldo Spinelli është arrestuar pasi akuzohet për lidhjet e dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanëve.

Aldo Spinelli u arrestua mëngjesin e sotëm, e martë 7 maj, së bashku me guvernatorin e Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, si pjesë e hetimit të kryer nga prokuroria e Genovas për lidhje të dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanët.

Ndaj Spinelli- dhe Toti-t u caktua masa e arrestit në shtëpi.

Arrestimet janë rezultat i një hetimi nga prokuroria e Genovas për lidhjet e dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanëve, me vëmendje të veçantë për sistemin e koncesionit të portit, duke përfshirë rinovimin e koncesionit në Terminalin Bulk në Spinelli.

Ndërkohë mes emrave të përfshirë në hetim është edhe ai i Roberto Spinelli-t, djalit të Aldo-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat