Ballkani fiton tre pikë të mëdha, ruan kreun e tabelës

Futboll

Ballkani fiton tre pikë të mëdha, ruan kreun e tabelës

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 16:52
Ballkani

Ballkani i Therandës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Vendasit treguan lojë të mirë dhe qysh në 45 minutat e parë, bën me dije se pikët do të mbesin në Therandë. 

Futbollistët Emërllahu në minutën e 7-të e Kuç në atë të 23-tën, realizuan për 2:0.

Gripsh shënoi nga penalltia në minutën e 90+5.

Ballkani kryeson me 66 pikë, ka dy më shumë se Llapi dhe Dukagjini zë vendin e gjashtë me 39 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat