Gjoka: E thyem këtë të keqe

Futboll

Gjoka: E thyem këtë të keqe

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:53
Ernest Gjoka - djathtas

Në ndeshjen e javës së 29-të, ka debutuar në pankinën e skuadrës së Shkupit trajneri Ernest Gjoka, i cili me ekipin e tij e mposhtën Tikveshin me rezultat 3-2.

“Sigurisht se fitorja erdhi në fund, por ama vjen në fund kur ti e kërkon gjithë kohës.

Unë besoj se skuadra e kërkoi gjithë kohës dhe e arriti që ta merrte këtë fitore. Ishte ndeshje e vështirë, ndeshje ndaj një skuadre që Shkupi për hir të vërtetës ka pasur probleme dhe nuk ka rritur të fitoj dot.

E thyem këtë të keqe, mendoj se skuadra ka dhënë maksimumin, unë i falënderoj lojtarët për shpirtin e garës dhe po vazhduam kështu mendoj se askush s’na ndalën dot”, ka thënë trajneri Gjoka.

Ndeshjen e radhës skuadra e luan të mërkurën, ku në cilësinë e mysafirët do të luajmë kundër skuadrës së Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat