Valverde: Po kalojmë një moment shumë të mirë

Futboll

Valverde: Po kalojmë një moment shumë të mirë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:29
Federico Valverde

Federico Valverde, doli në konferencën për mediet krah trajnerit Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League të Real Madrid-it ndaj Bayern Munich.

Mesfushori theksoi se madrilenët po kalojnë një moment shumë të mirë, ndërsa shtoi se të luash për atë skuadër është një përvojë shumë e mirë.

“Jam i lumtur se si ka qenë ky vit për mua, po argëtohem duke luajtur shumë minuta si titullar, po argëtohem në maksimum.

Të konkurrosh për Real Madridin është gjëja më e mirë që mund të provojë një futbollist.

Po përfitoj sa më shumë, kemi një moment pozitiv”-deklaroi Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat