Klose: Isha pranë kalimit te Borussia Dortmundi më 2015

Futboll

Klose: Isha pranë kalimit te Borussia Dortmundi më 2015

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:32
Miroslav Klose

Miroslav Klose zbuloi së fundi një histori transferimi që me siguri do të kishte ndryshuar historinë e fundit të Lazios. Ishte viti 2015 dhe ish-sulmuesi gjerman kishte veshur fanellën bardhekaltër.

Nga Gjermania, Borussia Dortmund ishte përpjekur të nënshkruante me të, pasi i duhej një rezervë për Aubameyang.

Duke folur për “Amazon Prime Video”, Klose shpjegoi se si shkuan gjërat dhe pse kthimi i tij në atdhe nuk u realizua kurrë: “Do të kisha dashur të luaja në Dortmund. Fola me Thomas Tuchel kur Borussia Dortmund u përpoq të nënshkruante me mua në 2015, por asgjë nuk u bë për arsye familjare”.

Ai e kaloi periudhën e fundit të karrierës me fanellën bardhekaltër, përpara se të tërhiqej në vitin 2016.

Vendin e tij në qendër të sulmit të Lazios e zuri Ciro Immobile, në kërkim të shpagimit pas eksperiencave zhgënjyese jashtë Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat