Victor Osimhen po mendon

Futboll

Victor Osimhen po mendon

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:28
Victor Osimhen - djathtas

Victor Osimhen është duke menduar për të ardhmen, të cilën sulmuesi e dëshiron larg Napoli-t.

Sipas raportimeve të medieve italiane sulmuesi nigerian nuk dëshiron të qëndrojë më te skuadra e Napoli-t, ndonëse vetëm para pak kohësh rinovoi kontratën, në të cilën u vendos klauzolë lirimi prej 130 milionë eurosh.

Për momentin klubi që po mendon më shumë se çdo tjetër për afrimin e Osimhen-it është Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi i Francës, që planifikon të zëvendësojë Kylian Mbappe, me francezin që me shumë mundësi do të largohet nga parisienët në verë.

Megjithatë, interes të lartë për nigerianin ka shfaqur edhe Al-Hilal, me klubin saudit që u përpoq që verën e kaluar për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por si përgjigje mori një refuzim të ashpër nga Presidenti i Napoli-t, De Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat