Vdes veprimtari i futbollit të Kosovës

Futboll

Vdes veprimtari i futbollit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:43
Isuf Ajeti

Ka ndërruar jetë Isuf Ajeti. 

Ikja e tij në amshim ka tronditur jo Gjilanin por edhe komunitetin e futbollit të Kosovës dhe më gjerë. 

Ajeti ka qenë veprimtar i shquar i futbollit, duke dhënë kontribut të madh ndër vite.

 “Lajmi për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, Isuf Ajeti, e morëm me shumë pikëllim dhe mërzi.

Isufi ishte njëri nga bashkëpunëtorët më profesional e  të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, duke dhënë kontribut të madh në përpilimin e rregulloreve të garave dhe disiplinore.

Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e komunitetit sportiv në vend.

Në këto çaste të vështira për juve si familje, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Isufit ta përballoni më lehtë”, shpreh ngushëllime Armend Misini, kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat