FC Shkupi sot prezanton trajnerin shqiptar?

Futboll

FC Shkupi sot prezanton trajnerin shqiptar?

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:45
Ernest Gjoka

Ish-trajneri i skuadrës së Shkëndijës, strategu shqiptar Ernest Gjoka do të promovohet sot si trajner i ri i skuadrës së Shkupit. Pas zëvendësimit të Mladen Zhizhovich, Gjoka vjen në Çair për të shuar “zjarrin”.

Detyra e tij kryesore do të jetë që me Shkupin ta vazhdojë betejën për titull deri në fund të kampionatit.

Skuadra nga Çairi ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, është eliminuar nga Kupa e Maqedonisë nga Tikveshi.

Gjoka ishte pjesë e Shkendijës në periudhën 2019-2021.

Në renditjen tabelare, Shkupi zë vendin e dytë me 55 pikë, tre më pak se liderja Struga Trim Lum dhe tre më shumë se Shkëndja e vendit të tretë.

Gjoka do të debutoj në pankinën e Shkupit në ndeshjen kundër Tikveshit në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat