Lufta me Vllazninë për vendin e dytë

Futboll

Lufta me Vllazninë për vendin e dytë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:34
Pamje nga një ndeshje

Partizani dhe Vllaznia janë dy ekipet që do të luftojnë mes tyre për vendin e dytë në kampionët. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundit i këtij sezoni dhe aktualisht shkodranët ndodhen në vendin e dytë me 52 pikë, një më shumë se demat.

Në këtë garë duket se kalendari do i japë një “dorë” skuadrës kryeqytetase.  Në kuadër të javës së 33-të Partizani do të luajë derbin me Tiranën, ndërsa Vllaznia luan në transfertë ndaj Egnatias.

Më pas demat presin Skënderbeun, ndërsa kuqeblutë do të luajnë në Shkodër me Dinamon. Sfida këto që do të vendosin shumë për fatin e ekipeve në “Final – Four”. Ndërkohë nëse Partizani dhe Vllaznia arrijnë të kalojnë me sukses këto përballje, atëherë për demat do të jenë akoma më të thjeshta dy sfidat e fundit.

Kryeqytetasit do të udhëtojnë në Kukës dhe më pas luajnë në shtëpi ndaj Erzenit, ekipe këto që praktikisht kanë “larë duar” me Superiores.

Dy javë të vështira e presin Vllaznisë, pasi shkodranët do të luajnë në kryeqytet “Klasiken e Shqipërisë” ndaj Tiranës dhe më pas presin në shtëpi Skënderbeun. Mbetet të shihet se cila prej skuarave do ia dalë të triumfojë për vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat