Nevil Dede: Është një pikë përballë një kundërshtari që ka emër

Futboll

Nevil Dede: Është një pikë përballë një kundërshtari që ka emër

Më: 21 prill 2024 Në ora: 18:35
Nevil Dede - djathtas

Elbasani barazoi 2-2 kundër Flamurtarit në Vlorë, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të Kategorisë së Parë. Një paraqitje mjaft e mirë e verdhebluve që edhe pse janë kualifikuar tashmë për në Kategorinë Superiore vazhdojnë deri në fund rrugëtimin e tyre në këtë sezon. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kryesuesve Nevil Dede dha një intervistë ku tha:

“Është e vërtetë që kur ballafaqon rezultatet ti kënaqesh, por kur shikon që mund ta fitonim ndeshjen sot, mërzitem pak. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim.

E kimish përgatitur në këtë formë, duke i falur një zonë kundërshtarit dhe t’i prisnim te zona e dytë. Filluam me 3 mbrojtësa qendre, për të krijuar një stabilitet, patëm edhe një zëvendësim të detyrueshëm, pastaj u detyruam të vendosemi 4-3-3.

Mënyra se si e morëm golin e par më la shije të keqe, 8 lojtarë të vendosur dhe topi kalon, askush nuk bën shkallëzim, por janë element që do t’i diskutojmë. Është një pikë përballë një kundërshtari që realisht ka emër dhe është i investuar mirë, pavarësisht diferencës të madhe në pikë.

Përfitoj nga rasti të falenderojë Edon Hasanin që ka luajtur me antibiotik për një infeksion që ka në këmbë, Telushi ka një dëmtim që po e bezdis pak, Karakaçi dhe Hila nuk kanë luajtur për shkak të një marrëdhënie jo korrekte me klubin dhe është marrë një vendim administrative.

Golat e pësuar? Nuk kam turp ta them, grupi që kemi punuar ka bërë shumë mirë, pritshmëritë kanë qenë më të mëdhaja. Është një fakt që ndodh rëndomtë, bën statik, kujtojnë se shoku do ta mbarojë punën por harrojnë funksionet më bazike që duhet të bëjnë, por të paktën reaguan dhe luftuan.

Ne vazhdojmë nuk humbasim, kanë kaluar mbi 20 ndeshje, besoj që duhet ti japim pak merita kundërshtarit, janë disa lojtarë me cilësi dhe kualitet, ka disa momente që na vunë në vështirsi, është një pikë e fortë për ne kjo në Vlorë, të tregojmë që ecim përpara dhe nuk na fal njeri asgjë”,- tha Dede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat