Vjen reagimi i Llapit pas fitores ndaj Fushë Kosovës

Futboll

Vjen reagimi i Llapit pas fitores ndaj Fushë Kosovës

Më: 21 prill 2024 Në ora: 18:26
Llapi

Llapi ka fituar tre pikë të arta në shtëpi ndaj Fushë Kosovës duke u rikthyer në lojë për pozitën e parë.

Golin e vetëm e shënoi Ilir Krasniqi në kohën shtesë, pas asistimit nga Muhamet Hyseni.

Llapjanët kanë reaguar pas fitores duke shprehur gëzim të madh për rezultatin pozitiv.

“Pas vështirësive, vjen lehtësimi, fitore e madhe, fitore që nuk përshkruhet me fjalë”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Llapi aktualisht zë pozitën e tretë me 58 pikë, me pikë të barabarta sa Drita që ndodhet në pozitën e dytë, kurse Ballkani është lider me dy pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat