Skriniar drejt largimit nga Parisi

Futboll

Skriniar drejt largimit nga Parisi

Më: 21 prill 2024 Në ora: 16:25
Milan Skriniar

Sllovaku Milan Skriniar raportohet se ka zhgënjyer me paraqitjet e tij në sezonin e parë në fanellën e PSG-së.

Mbrojtësi sllovak verën e kaluar iu bashkua kampionëve në fuqi të Francës nga Interi.

Sipas medieve franceze, tashmë parisienët janë duke kërkuar pasuesin e 29-vjeçarit.

Skriniar me PSG-n, ka kontratë deri në verën e vitit 2028, por thuhet se lojtari gjatë kësaj verë, mund të largohet nga Parisi.

Madje, siç raportohet, edhe vet lojtari preferon një aventure të re në futbollin evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat