Mbappe mund të mbyllë aventurën me PSG-në në mënyrën më të mirë

Futboll

Mbappe mund të mbyllë aventurën me PSG-në në mënyrën më të mirë

Më: 21 prill 2024 Në ora: 14:41
Kilian Mbappe

Edhe pse në Francë ende refuzojnë t’i thonë lamtumirë golashënuesit më të mirë të historisë së PSG-së, vendimi i Kilian Mbappe për largimin nga “Parku i Princave” është marrë prej kohësh.

Nuk ka kthim mbrapa dhe as tripleta  nuk do mund t’i ndryshojë mendjen, pavarësisht se trajneri  Luis Enrique beson te mrekullia.

Mbappe ka fituar tashmë Superkupën e Francës, është fare pranë triumfit në Ligue 1, skuadra është në finale të Kupës më 25 maj kundër Lionit dhe parisienët janë tri ndeshje larg suksesit në Champions.

Nëse PSG fiton të gjitha trofetë e mundshëm, Mbape do të largohej si hero dhe me siguri nuk do të urrehej nga asnjë tifoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat