Shqetëson Xherdan Shaqiri, kjo i ndodhi me Real Salt Laken

Futboll

Shqetëson Xherdan Shaqiri, kjo i ndodhi me Real Salt Laken

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:51
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka pësuar lëndim në ndeshjen e së dielës që Chicago Fire e humbi 4:0 nga Real Salt Lake.

Shaqiri ishte kapiten i Chicagos në ndeshjen e ligës MLS të SHBA-së, por la fushën herët.

Për shkak të një lëndimi ai u zëvendësua që në minutën e 28-të.

Mungesa e tij ishte e madhe dhe Chicago pësoi humbje të thellë.

Është raportuar që Shaqiri ka pësuar lëndim muskulor.

Ai ka startuar në shtatë ndeshje këtë edicion, ndërsa ka dy gola e një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat