Tetova: Kemi identitet loje

Futboll

Tetova: Kemi identitet loje

Më: 20 prill 2024 Në ora: 18:43
Edlir Tetova

Egnatia mposhti Laçin në transfertë me një përmbysje në 6 minuta. Rrogozhinasit marrin 3 pikët e rradhës dhe shkojnë +9 nga Vllaznia që do të luajë me Teutën. Në përfundim të sfidës trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Menduam ta nismi ndeshjen me 3-5-2 prej mungesave.

Kapiteni ishte i dëmtuar. U munduam duke tërhequr kundërshtarin pasi Laçi luante për të fituar. Qarkulluam topin poshtë për të patur sa më shumë forca në portë. Nuk na rezultoi efektive në pjesën e parë, por me ndërrimet dhe rikthimin në lojën tonë, pjesa e dytë foli e gjitha për ne.

Kemi një identitet loje që nga vjet, sivjet jemi munduar të kryejmë dy manovra nga krahët. Te zgjedhja e lojtarëve kemi marrë te këto karakteristika.

Kush do ta mundi Egnatian? Është futboll, jemi mundur edhe ne. Do të luajmë e të vazhdojmë deri në fund. Momentalisht jemi kundërshtari i vetvetes.

Ibrahimoglu? Kur ke lojtar të tillë është shumë e thjeshtë të kryesh atë që do të bësh për të shkuar drejt portës. Është lojtari që prisja, nuk është akoma në 100% e tij”, tha Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat