Koln-i i Paçaradës, lamtumirë Bundesliga I?

Futboll

Koln-i i Paçaradës, lamtumirë Bundesliga I?

Nga: K.G. Më: 20 prill 2024 Në ora: 17:25
Darmstadt

Darmstadt çudit, e mposht Koln-in vendas me rezultat 2:0.

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, sot fare nuk ishte as titullar dhe as në pankinën e Koln-it.

Koln ka dështuar keq në konak të vetin dhe veç i ka minimizuar gjasat për të mbetur në elitë. 

Futbollisti Klarer shënoi në minutën e 57-të e Vilhelmsson (90+1’) për fitoren e udhëtuesve.

Koln zë vendin e 17-të me 22 pikë e Darmstadt të fundit me 17 pas javës së 30-të në Bundesliga I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat