Barcelona gati të rikthejë djalin e shtëpisë pas 10 vitesh

Futboll

Barcelona gati të rikthejë djalin e shtëpisë pas 10 vitesh

Më: 20 prill 2024 Në ora: 13:02
Tifozët

Barcelona e ndjek dhe e pëlqen prej kohësh Dani Olmon, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leipzigut në Gjermani dhe të kombëtares spanjolle.

25-vjeçari është rritur në akademinë e klubit katalanas dhe pritet të rikthehet në shtëpi pas 10 viteve. Të kaluara mes Dinamos së Zagrebit dhe Leipzigut.

60 mln euro është klauzola e mesfushorit të avancuar, shumë nga e cila gjermanët nuk kanë ndërmend të ulin asnjë euro.

Në kushte të tilla, drejtuesit e Barcelonës kërkojnë lehtësira në pagimin me këste.

Duke pranuar të paguajnë në total 60 mln euro.

Vetë Dani Olmo shpreson që dy klubet të gjejnë sa më shpejt gjuhën e përbashkët dhe të rikthehet tek ekipi i zemrës.

Bisedimet mes drejtuesve vazhdojnë dhe ka optimizëm për gjetjen e marrëveshjes finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat