Struga Trim Lum do të luaj në kryeqytet

Futboll

Struga Trim Lum do të luaj në kryeqytet

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:39
Struga Trim Lum

Fundjava do të sjell xhiron e 28-të në program të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonis së Veriut.

Kjo xhiro hapet sot me ndeshjen Bregallnica – Rabotniçki, ndërsa pesë përballjet tjera janë në program të dielën.

Shkupin e pret një transfertë e vështirë, kur në Kratovë do të përballet me Sileksin.

Struga do të luaj në kryeqytet me Makedonija Gjorçe Petrovin, teksa Shkëndija udhëton drejt Kavadarit për takimin me Tikveshin. Gostivari në këtë xhiro do të luaj në shtëpi kundër Brerës, ndërsa Voska Sport është mysafire e Vardarit në Shkup.

Të gjitha takimet e xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, do të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat