Odegaardi: Ne kemi ende diçka të bukur për të luftuar

Futboll

Odegaardi: Ne kemi ende diçka të bukur për të luftuar

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:21
Odegaardi

Kapiteni Martin Odegaardi u ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij të Arsenalit “të ngrenë njëri-tjetrin dhe të shkojnë përsëri” pas humbjes të vështirë nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.

Arsenali u përjashtua nga Liga e Kampionëve pas humbjes 1-0 nga Bayern Munichu në “Allianz Arena”, falë golit të Joshua Kimmich. Këtij zhgënjimi i parapriu një pengesë e fundit në Premierligë, ku Arsenali pësoi një humbje 2-0 në shtëpi nga Aston Villa, duke i penguar në garën për titullin e tyre dhe duke i vendosur dy pikë prapa liderit të ligës, Manchester Cityt.

Në një mesazh për ekipin dhe tifozët e tij, Odegaardi shkroi në historinë e tij në Instagram:

“E vështirë për të marrë për të gjithë ne... Por ne kemi ende diçka të bukur për të luftuar. Le të ngremë njëri-tjetrin lart dhe do të shkojmë përsëri. Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe e gjithë mbështetja juaj do të thotë shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat