Lojtari shqiptar shënon për Besiktasin, goli i tretë në superligën turke

Futboll

Lojtari shqiptar shënon për Besiktasin, goli i tretë në superligën turke

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:38
Besiktas

Enerst Muçi ka gjetur përsëri golin në Superligën turke.

Sulmuesi kuqezi arriti që të realizojë golin e parë të ndeshjes në përballjen e javës së 33-të mes Besiktas dhe Ankaragücü.

23-vjeçari realizoi një gol fantastik me një goditje me të majtën në minutën e 18-të, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit.

Goli i tretë për Muçin me fanellën e Besiktas, ku u transferua gjatë merkatos së dimrit për shifrën e 10 milionë eurove. Sulmuesi është përshtatur mjaft mirë dhe po e ndihmon jo pak skuadrën e tij.

Besiktas kërkon pjesëmarrjen në Europë, për të shpëtuar një sezon që nuk ka shkuar mirë, teksa deri më tani ka grumbulluar 48 pikë, duke u pozicionuar në vendin e katërt me 4 pikë më pak se Trabzonspor i vendit të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat