Sarri drejt Premier Leagues

Futboll

Sarri drejt Premier Leagues

Më: 19 prill 2024 Në ora: 18:21
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri, trajneri i cili së fundmi dha dorëheqjen dhe u largua nga Lazio, së shpejti do të rikthehet në krye të një skuadre, por këtë herë në Angli dhe Premier League.

Sipas raportimeve të medieve italiane, ai është penduar pas largimit nga Chelsea dhe tani ka vendosur që është momenti për një rikthim në Premier League.

Pasi refuzoi Nottingham Forest, Sarri mori oferta nga Newcastle dhe West Ham, me dy klubet angleze që po presin përgjigjen e trajnerit italian.

Me tej bëhet me dije se sapo të mbërrijë në Angli, pasi të ketë zgjedhur klubin me të cilin do punojë, Sarri do të marrë me vete edhe Alessio Romagnoli-n dhe Matteo Guendouzi-n, dy lojtarët e tij besnikë te Lazio-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat