Interi mund të humbasë dy yje në verë, Reali dhe PSG janë gati për “sulm”

Futboll

Interi mund të humbasë dy yje në verë, Reali dhe PSG janë gati për “sulm”

Më: 19 prill 2024 Në ora: 17:48
Logo e Interit

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Florentino Perezit një mbrojtës për sezonin e ardhshëm.

Synimi i parë duket se do të jetë Andrea Bastoni nga skuadra e Interit.

Klubi zikaltër nuk ia mbyll dyert një lamtumire të mundshme, por bën të ditur se një transferim do të jetë i mundur vetëm për një ofertë të madhe, pra të paktën tetëdhjetë milionë euro.

E njëjta gjë vlen edhe për Marcus Thuram, një lojtar që u mor verën e kaluar me kosto zero pasi i skadoi kontrata me Gladbach.

Paris Saint-Germain ka disa javë që është në kontakt me përfaqësuesit e futbollistit falë një klauzole prej 95 milionë euro në kontratën aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat