Hummels tallet keq me Premier League

Futboll

Hummels tallet keq me Premier League

Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:23
Mats Hummels

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, ka thumbuar Premier League me një koment të bërë në rrjetet sociale pas ndeshjeve europiane të kësaj jave.

Ishte një javë zhgënjyese për klubet angleze në Europë, me katër skuadra të eliminuar nga kompeticionet e tyre përkatëse.

Manchester City dhe Arsenali u eliminuan nga Champions League të mërkurën mbrëma për ta lënë Anglinë pa përfaqësues në kompeticion.

City u mposht me penallti nga 14 herë fituesi Real Madrid pasi çerekfinalet e tyre përfunduan me rezultatin e përgjithshëm 4-4 pas kohës shtesë.

Ndërkohë, Arsenali u mund 1-0 jashtë shtëpisë nga Bayern Munich dhe u mund me rezultatin e përgjithshëm 3-2 nga skuadra e Bundesligas.

Ndërsa në Europa League, Liverpool dhe West Ham u eliminuan nga gara në fazën çerekfinale.

Kjo do të thotë që Anglisë i ka mbetur vetëm një klub në Evropë këtë sezon, Aston Villa, e cila u kualifikoa në gjysmëfinalet e Conference League, pasi mposhti Lille me penallti.

Gjermanisë, ndërkohë, i kanë mbetur edhe tre klube në Europë – Borussia Dortmund dhe Bayern Munich në Champions League dhe Leverkusen në Europa League.

Mbrojtësi i Dortmundit, Hummels, shkoi në rrjetet sociale të premten për të postuar një koment thumbues për futbollin anglez.

“Korrje të mbarë këtë javë, fermerët e mi”, postoi ai në X.

Ai i referohet një shakaje mes tifozëve anglezë se Bundesliga ishte një ‘kampionat fermerësh’ jo konkurruese për vite me radhë gjatë periudhës dominuese të Bayern Munich.

Java katastrofike për klubet angleze në Europë ka të ngjarë të lërë Premier League pa një vend të pestë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Seria A ka siguruar tashmë një vend bonus bazuar në renditjen e klubeve këtë sezon, me Bundesligan e vendosur të fitojë një vend shtesë në vend të Premier League.

Gjermanisë i nevojiten vetëm 0.488 pikë koeficienti për të siguruar vendin e fundit shtesë, ose dy fitore; ose një fitore dhe dy barazime në ndeshjet e tyre të mbetura europiane këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat