Tifozët e Milanit shpërthejnë ndaj lojtarëve pas eliminimit nga Roma

Futboll

Tifozët e Milanit shpërthejnë ndaj lojtarëve pas eliminimit nga Roma

Më: 19 prill 2024 Në ora: 10:25
Tifozët e Milanit

Eliminimi i Milanit nga Roma në raundin çerekfinal të Ligës së Europës, ka tërbuar tifozët kuqezinj që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit për të përkrahur kuqezinjtë.

Në fund të sfidës, ku Milani u mposht me rezultatin 2-1, ultrasit e “Cu*va Sud”, mblodhën lojtarët poshtë tribunës së tyre, ku me tone të ashtra iu kërkuan llogari futbollistëve, për këtë eliminim.

“Tregoni bo*let”, ishte fraza që u dëgjua në kamera në ultrasit drejtuar lojtarëve. 

Kujtojmë që ditën e hënë Milani do të presë Interin, në derbin e Madoninës, ku mund të ndodhë edhe kurorëzimi i Interit si kampion i Serisë A, në rast triumfi. Kjo do të ishte një tjetër goditje e rëndë për kuqëzinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat