Liverpooli rrezikon të humb Mohamed Salah

Futboll

Liverpooli rrezikon të humb Mohamed Salah

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:09
Mohamed Salah

Liverpooli rrezikon të humb egjiptianin Mohamed Salah në merkaton e verës. Në klubin e “The Reds” kanë filluar menjëherë të mendojnë për pasuesin e egjiptianit dhe emri i parë në listë është Mohammed Kudus.

Në sezonin e shkuar, 19 herë kampionët e Anglisë refuzuan një ofertë prej 150 milionë eurosh për Salah.

Largimi i trajnerit Jurgen Klopp do të krijojë shumë pasiguri në skuadër dhe njëra prej tyre është dhe e ardhmja e egjiptianit. Alternativa e Mohamed Kudus po vlerësohet me shumë kujdes. Ganezi që pas kalimit tek West Ham nga Ajaxi ka impresionuar me performancat e tij me 13 gola dhe katër asiste në sezonin e parë në Premier League.

23-vjeçari konsiderohet si opsion ideal për të zëvendësuar Salah, kjo falë aftësisë së tij për të luajtur në të dy krahët e sulmit.

Në sezonin e shkuar, West Hami e bleu për vetëm 38 milionë euro ganezin nga Ajaxi, megjithatë Kudus mund të largohet nga “London Stadium” vetëm pas një edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat