Dy klube të njohura turke e duan Drilon Hazrollajn

Futboll

Dy klube të njohura turke e duan Drilon Hazrollajn

Më: 18 prill 2024 Në ora: 17:20
Drilon Hazrollaj

Drilon Hazrollaj është ndoshta futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës në këtë edicion.

Dhe, kjo ka bërë që klubet evropiane t’ia mësyjnë yllit të ri të Malishevës.

Sipas sajtit të specializuar “Transfermarkt” në versionin e saj turk, klubi i njohur i këtij vendi, dy klube turke, Göztepe dhe Kasimpaşa ia kanë mësyrë yllit të ligës elitare të futbollit .

“Sulmuesi 20 vjeçar i krahut i Kombëtares së Kosovës, i cili ka bërë mrekulli në këtë sezon, është nën vëzhgimin e ngushtë të presidentit të Göztepes, Rasmus Ankersen, por për këtë do të duhet të konkurrojë me Kasimpaşan.

Së fundmi, lojtarët ballkanikë vazhdojnë ta tregojnë forcën e tyre në ligën tonë. Džeko, Rashica, Haxhiahmetovic, Hajradinoviç, Visca, Muçi, Manaj, janë vetëm disa prej tyre”, shkruan Transfermarkt.

Mbetet të shihet se sa para do t’i ofrojnë klubet turke për futbollistin ofanziv, i cili sipas të gjitha gjasave është duke i kaluar muajt e fundit në fanellën e Malishevës, të cilën synon ta dërgojë në Evropë paraprakisht.

Krahas Hazrollajt, klubi turk Kasimpaşa ka shfaqur interesim edhe për Muhamet Hysenin e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat