UEFA ia largon një skuadër Maqedonisë nga garat ndërkombëtare, po Kosova?

Futboll

UEFA ia largon një skuadër Maqedonisë nga garat ndërkombëtare, po Kosova?

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:07
Struga Trim Lum

Maqedonia e Veriut ka përjetuar një prej edicioneve më të dobëta në arenën ndërkombëtare dhe kjo i ka kushtuar edhe kampionatit atje.

Maqedonia sivjet do të prezantohet me një skuadër më pak në garat evropiane.

Pra nga katër skuadra që kishte në Evropë sivjet ka vetëm tri dhe kjo është për shkak të performancës së dobët në garat ndërkombëtare të klubeve nga ky kampionat.

Ka qenë zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari që në një bisedë për Ballkani.info ka treguar edhe arsyen pse ky vend këtë vit ka një skuadër më pak në Evropë. “Rezultatet e dobëta të ekipeve në Kupat e Evropës bën që të humbet një vend dhe ju shtohet juve (Kosovës) shkaku i Ballkanit që hyri në grupe dy herë reshtë.

D.m.th UEFA merr koeficientin e ligave bazuar në rezultatet në Evropë. E tash pasi Struga shkoi në play off verën që shkoi, vitin e ardhshëm na kthehet një vend prapë derisa për sezonin pasardhës do varet si do ecin ekipet këtë verë”, ka thënë Zylbehari.

Kosova qëndron shumë më mirë sa i përket koeficionit të Ligës fal performancës shumë të mirë në garat Evropiane, ku të gjitha skuadrat kaluan një raund, derisa Ballkani arriti të futet edhe në fazën e “Play-Offit”.

Të kujtojmë se Kosova në garat Evropiane paraqitet me katër skuadra, tri nga garat kampionale dhe një nga Kupa e Kosovës.

Përveç kësaj sa i përket koeficientit kampionati i Kosovës qëndron shumë mirë karshi edhe Shqipërisë dhe kampionatit të Malit të Zi, gjë e cila tregon për organizimin shumë të mirë të futbollit këtu dhe se ekipet kanë bërë investime të qëlluara në skuadrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat