Harry Kane ka nuhatje të frikshme

Futboll

Harry Kane ka nuhatje të frikshme

Më: 17 prill 2024 Në ora: 12:55
Bayerni

Interesante është se Harry Kane ka nuhatje të frikshme në portën e Arsenalit, 15 gola pas 20 ballafaqimesh, përfshi këtu edhe periudhën kur futbollisti 30- vjeçar inkuadrohej me Totenhemin. Në vigjilje të çerekfinales, Herri përmes zonës së prononcimeve për media, ka hapur “zjarr” kundër rivalit të sotëm, duke pohuar se ata nuk e kanë parë ende Bajernin e vërtetë.

TROFETË – “Çdo lojtar dhe klub dëshiron të fitojë trofe, ky është qëllimi në futboll, sikurse sigurimi i të ardhurave. Tifozët presin që ne të triumfojmë në shumë fonte, por jo gjithçka ka shkuar siç duhet. Ama nuk ka arsyeje të ndihemi inferiorë në Ligën e Kampionëve. Gjithçka është e hapur.

Rezultati i ndeshjes së parë nënkupton se shanset janë 50-50. Gjithsesi, jam totalisht i bindur se mbështetja e zjarrtë në shkallët e ‘Allianz Arenës’ ka për të dhënë efekt në arritjen e objektivit, kalimin në fazën tjetër”.

RIVALI – “Duelet kundër Arsenalit më kanë shijuar më shumë sesa kundër çdo kundërshtari tjetër, mbase kjo për faktin se kam qenë për një periudhë të gjatë pjesë e Totenhemit. Rivaliteti në Angli është shumë i madh.

Ende nuk e kam harruar të shënoj kundër tyre, më motivon dyfishi për të dhënë më të mirën. E realizova me sukses në takimin e parë, tashmë pres akoma më shumë”, tha i entuziazmuar Kejn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat