Dukagjini dhe Llapi duan të kthehen te fitorja, formacionet zyrtare

Futboll

Dukagjini dhe Llapi duan të kthehen te fitorja, formacionet zyrtare

Më: 14 prill 2024 Në ora: 14:19
Llapi

Dukagjini dhe Llapi përballen në kuadër të xhiros së 29-të në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat që kanë objektiva krejtësisht të kundërta, por që pikët janë shumë të nevojshme si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër.

Dukagjini kërkonë tre pikët për tu shkëputur në tabelë nga Feronikeli ’74 dhe Gjilani, derisa për fitore udhëton edhe Llapi.

Llapjanët duhet të fitojnë nëse duan të jenë në garë për titull, pasi çdo pikë është e vlefshme.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Basriu, Hugo, Shala, Shabani, Iran, Morina, Rugova, Merlaku, Syla.

Llapi: Avdyli, Vokrri, Bekteshi, Krasniqi, Bytyqi, Ramadani, Namani, Ahmeti, Musolli, Cobian, Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat