Arteta: Lojtarët e Arsenalit janë super të emocionuar për titullin

Futboll

Arteta: Lojtarët e Arsenalit janë super të emocionuar për titullin

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:20
Arteta

Arsenali përgatitet për një ndeshje të vështirë të dielën ndërsa pret Aston Vilën e Unai Emerisë, për të cilin Mikel Arteta flet me superlativa.

Tekniku spanjoll thotë se stafi i bashkatdhetarit të tij ka ndikuar shumë pozitivisht në skuadrën e “Villains” këtë sezon, që lufton për një biletë në zonën Champions.

“Ajo që ata kanë bërë që kur Unai erdhi është shumë e mirë. Ata kanë pasur një ndikim të madh në klub.

Janë ende në garën europiane dhe jam vërtet i impresionuar me atë që kanë bërë. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjnë ata të dielën kundër nesh. Ata fituan në Ligën e Europës të enjten dhe janë një skuadër e mirë. Ne e dimë se ata janë të rrezikshëm dhe i njohim pikat e tyre të forta, por do të përpiqemi ta fitojmë atë”.

Arteta u ndal të komentonte edhe për presionin që ndjen skuadra e tij gjatë garës për titull, ndërsa ata kryesojnë vetëm falë golavarazhit më të mirë sesa Liverpuli në 7 javët e fundit:

“Unë mendoj se është motivimi. Lojtarët janë super të emocionuar për atë që ne po bëjmë dhe mënyrën se si ekipi po performon, ata duan më shumë. Ne e dimë sfidën që na pret dhe sa të mirë duhet të jemi për ta fituar këtë garë, por ne do të përpiqemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat