Nesër në Sllupçan zhvillohet derbi shqiptar

Futboll

Nesër në Sllupçan zhvillohet derbi shqiptar

Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:38
Shkëndija e Haraçinës

Derbi shqiptar ndërmjet Besës dhe Shkëndijës së Haraçinës do të zhvillohet ditën e nesërme (e diel) në stadiumin “Abdulmexhit Shaini”në Sllupçan.

Këto dy skuadra takohen mes vete në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Tretë-Veri në Maqedoni.

Sfida e fundit ndërmjet dy ekipeve ka përfunduar me rezultat 4-1 në “Hasanbeg Arena” për haracinasit.

Dueli mes klubeve shqiptare fillon nga ora 16:00.

Në renditjen tabelore, Besa është e gjashta me 30 pikë, kurse Shkëndija e dyta me 48 pikë. Në vendin e parë është GFK Kumanovo me 52 pikë, por një ndeshje më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat